
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se Afrika mund të kthehet shumë shpejt në epiqendrën e radhës së pandemisë së koronavirusit.
Zyrtarët e kësaj organizata nënvizojnë se virusi i ri mund të marrë deri në 300 mijë jetë në kontinentin afrikan dhe të zhysë 30 milionë persona të tjerë në varfëri.
Deri në këto momente në Afrikë raportohen 19 mijë persona të prekur me koronavirusi nga të cilët 1000 kanë humbur jetën, shifra këto shumë herë më të ulëta se pjesë të tjera të Evropës apo Shteteve të Bashkuara.
Sipas Komisionit Ekonomik të OKB-së për Afrikën me shumë gjasa pandemia do të gjejë përhapje më shpejt në kryeqytetet e vendeve afrikane, atje ku dhe popullsia është me e madhe. (A2 Televizion)