
Australia do të përgjysmojë numrin e udhëtarëvë që do të lejohen të hyjnë në vend, pasi një shpërthim i ri pandemisë ka vënë nën izolim gati gjysmën e popullsisë prej 24 milionë banorësh.
Nga 14 korriku vendi do të pranojë deri në 3 mijë shtetas në javë, një masë që me shumë mundësi, do të zgjasë deri vitin e ardhshëm. Kryeministri Skot Morrison tha se masa do të reduktojë presionin në sistemin e karantinimit në vend.
“Duke reduktuar përkohësisht ardhjen e pasagjerëve më 50% krahasuar me kuotat aktuale, do të zbusim trysninë ndaj faciliteteve të karantinimit për shkak të rrezikut të shtuar nga varianti Delta. Shkelja e karantinës së detyrueshme për të gjithë të ardhurit, ka qenë faktor i shpërthimit të një sërë vatrave rreth vendit”, tha Scot Morrison, kryeministër i Australisë.
Australia po zbaton strategjinë për eliminimin e Covid-it deri sa të vaksinojnë popullsinë vitin e ardhshëm. Deri më tani, vetëm 8% e qytetarëve janë imunizuar. Qeveria e Morrison u vu në shënjestër të kritikave përgjatë vitit të fundit, për shkak të politikave kufitare që ndanë familje të tëra, dhe pamundësuan kthimin e një sërë australinëve.
Rreth 250 raste me variantin indian janë shënuar në vend, e për të frenuar përhapjen autoritet kanë rikthyer izolimin në 7 qytete, përfshirë Sydney, Brisbane dhe Perth. (A2 Televizion)