
Ivan Perisiç është praktikisht lojtar i Bayern Munchen. Mesfushori kroat, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, për t’ju bashkuar bavarezëve në formë huazimi. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti i cili pohon për median prestigjioze “Bild” se ka kaluar me sukses vizitat mjekësore.
Nga kjo lëvizje, Inter do të përfitojë menjëherë 5 milion euro dhe 20 milion në total në rast të shitjes përfundimtare. Antonio Conte konkretizon kështu një tjetër largim nga skuadra ndërsa mbetet për t’u zgjidhur e ardhmja e ish kapitenit Mauro Icardi. (A2 Televizion)