Përkeqësohet situata në kufirin greko-turk, policia greke hedh gaz lotsjellës

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 11:10 | Bota
Përkeqësohet situata në kufirin greko-turk, policia greke hedh

Përkeqësohet situata e emigrantëve në kufirin greko-turk. Mëngjesin e kësaj të shtune ka patur të tjera përplasje mes dhjetëra emigrantëve, teksa përpiqeshin të kalonin në Greqi, me forcat e policisë.

Këto të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Përveç gazit, policia greke ka hedhur edhe tymuese, për të shpërndarë turmat e refugjatëve.

Në anën tjetër të kufirit, qëndron me prezencë të shtuar, ushtria dhe policia turke. Ende nuk ka raportime për të lënduar nga përleshjet e mëngjesit të sotëm.

Më 28 shkurt, Turqia njoftoi zyrtarisht se do të lejonte emigrantët të kalonin përmes kufirit të saj drejt Greqisë, e më tej drejt Europës, me argumentin se nuk mund të mbajë më mijëra emigrant dhe fluksin gjithnjë në rritje të tyre, për shkak të intensifikimit të luftimeve në veriperëndim të Sirisë.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/06/te-dhunuar-dhe-lakuriq-mes-te-ftohtit-situate-dramatike-ne-kufirin-greko-turk/

A2 CNN Livestream

Latest Videos