Koronavirusi prek edhe zyrtarët në Itali, infektohen prefektët e Breshias dhe Bergamos

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 20:07 | Bota
Koronavirusi prek edhe zyrtarët në Itali, infektohen prefektët e

Gati 4 mijë persona janë prekur nga koronavirus në Itali, e mes tyre janë edhe prefekti i Breshias, Attilio Visconti dhe ajo e Bergamos, Elisabetta Margiacchi, të cilat kanë rezultuar pozitivë ditën e premte.

Visconti ishte futur në vetëkarantinë gjatë ditëve të fundit, pasi shfaqi simptoma të virusit, ndërsa situata është më e qëndrueshme për Elisabetta Margiacchi, e cila edhe pse ka rezultuar pozitive nga virusi, vijon punën nga shtëpia.

Pasditen e së premtes, Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli ka publikuar të dhënat e fundit ku bie në sy se numri i viktimave nga Covid-19 ka arritur në 197, duke u rritur me 49 në 24 orët e fundit, ndërsa të prekurit kanë shkuar në 3917.

Sipas zyrtarit të lartë italian, të shëruarit nga virusi janë 462 ose e thënë ndryshe 11.2% e të prekurve. 462 persona janë nën kontrollin intensiv të mjekëve dhe pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Lombardi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos