Përkeqësohet tragjedia në Indonezi, të paktën 268 viktima nga tërmeti

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 19:12 | Bota
Përkeqësohet tragjedia në Indonezi, të paktën 268

Ka shkuar në 268 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Indonezinë mëngjesin e së hënës, duke i dhënë përmasa edhe më të mëdha kësaj tragjedie.

Sipas autoriteteve, një pjesë e madhe e viktimave janë fëmijë, të cilët ishin duke mësuar në shkolla në momentin që lëkundja sizmike u regjistrua në qytetin e Javës.

Mijëra persona kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme. Spitalet janë të tejmbushura ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën nën rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

Deri tani numërohen 22 mijë banesa të dëmtuara, ndërsa 58 mijë persona janë vendosur në vendstrehimet e ngritura nga autoritetet.

Tërmeti me magnitudë 5.6 Rihter goditi të hënën qytetin e Cianjur, duke shkaktuar mes të tjerash dhe rrëshqitje dherash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos