
Dëshmia e Hillary Clinton në lidhje me abuzuesin seksual, të ndjerin Jeffrey Epstein, është ndërprerë pasi një foto është publikuar nga brenda seancës me dyer të mbyllura me ligjvënësit amerikanë, raporton A2CNN.
Në deklaratën e saj hapëse ish-Sekretarja e Shtetit akuzoi Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët për "teatër politik partiak" dhe i bëri thirrje atyre që t'i kërkojnë Presidentit Donald Trump të dëshmojë.
Clinton thotë se nuk ka informacion mbi krimet e Epstein dhe nuk kujton ta ketë takuar ose folur ndonjëherë me të. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të dëshmojë të premten dhe më parë ka thënë se ka udhëtuar me aeroplanin e Epstein, por mohon çdo dijeni ose përfshirje në krimet e Epstein.
Ligjvënësit pritet t'u japin mediave përditësime rreth dëshmisë së Clinton. (A2 Televizion)