Procesi i Vettingut, avokati: Misioni i ONM të vijojë pranë institucioneve të reja

Nga Anesti Barjamemaj
26 Shkurt 2026, 19:06 | Aktualitet

Procesi i Vettingut në Shqipëri tashmë ka hyrë në një fazë të re, pasi rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka mbaruar në shkallën e parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe gjykimet po bëhen vetëm në shkallën e dytë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Por me mbarimin e mandatit edhe të KPA, do të përfundojë edhe puna e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit. Avokati Lulzim Alushaj ka ngritur këtë shqetësim dhe kërkon që të ketë ndryshime ligjore që ONM të ketë ende rol.

Sipas tij ONM duhet të jetë pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë apo KLP dhe KLGJ. “Mund dhe duhet të mendohet që mandati dhe misioni i ONM të shtyhet dhe, kësaj here, të caktohet pranë ILD, KLP dhe KLGJ me të njëjtat kompetenca që kishte më herët”, shkruan avokati.  

Sipas tij roli i ONM përgjatë Vettingut ka qenë i rëndësishëm pasi garantonte paanshmëri, ndaj dhe ky rol duhet të vijohet të kryhet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos