Përleshje me thika mes dy personave në Gjirokastër, një i plagosur

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 12:54 | Kronikë
Përleshje me thika mes dy personave në Gjirokastër, një i

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të Lorenc Dida 29 vjeç nga Gjirokastra. Ngjarja ka ndodhur para pak në afërsi të Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.

Sipas informacioneve i riu është sulmuar nga dy persona dhe është dërguar me urgjencë në spital në gjendje shumë kritike për jetën dhe nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.

I riu është plagosur në krahë dhe këmbë. Policia ndodhet momentalisht në vendngjarje dhe po heton. Sipas policisë autori është identifikuar me iniciale P.K. dhe është shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos