Përleshje në Hong Kong, protestuesit sfidojnë autoritetet, policia përgjigjet

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 12:45 | Bota
Përleshje në Hong Kong, protestuesit sfidojnë autoritetet,

Mijëra protestues sfiduan autoritetet në Hong Kong duke dalë në rrugë, pavarësisht urdhër-ndalimit të policisë. Demonstruesit marshuan sërish në aksin ku javën e kaluar u sulmuan nga njerëz të maskuar dhe të armatosur.

Protestuesit akuzuan policinë për mosreagim dhe për bashkëpunim me agresorët. Megjithatë, këto pretendime nuk janë pranuar nga autoritetet.

Në protestën e sotme, policia shpërndau turmën me anë të gazit lotsjellës. Kohëve të fundit Hong Kongu është pushtuar nga protestat e shumta për shkak të ligjit për ekstradimin, i cili tashmë është hequr nga axhenda parlamentare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos