Përmbyset anija në SHBA, nuk dihet fati i shumë personave

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 17:52 | Bota

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në det për persona të mbijetuar pas mbytjes së një anije të madhe mallrash pranë brigjeve të Louisiana-s.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se në momentin e ngjarjes në anije kanë qenë 18 persona dhe vetëm 6 prej tyre janë shpëtuar.

Anija 39 metra e gjatë u mbyt rreth 12 km nga porti i Fourchon dhe i përkiste kompanisë së transportit ujor “Seacor Marine”. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos