Vuante nga distrofia muskulore, 20-vjeçari humb jetën 12 orë pasi mori vaksinën Pfizer

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 17:36 | Bota

20-vjeçari Luke Garrett, humbi jetën më pak se 12 orë pasi kishte marrë vaksinën Pfizer. Nëna e tij Tricia Garrett, tregon se ai pati një rritje të papritur të temperaturës, që çoi më pas në një krizë që rezultoi fatale për jetën e të riut.

Duke kërkuar dëshpërimisht përgjigje për vdekjen e të birit, Garret tregon se ai vuante nga distrofia muskulore (sëmundje e cila dëmton muskujt të cilët bëjnë kontrollin e lëvizjeve), por kurohej për këtë dhe ishte në gjendje të qëndrueshme.

"Ai ishte i ngazëllyer që do të merrte dozën e tij kundër Covid dhe do të ishte në gjendje të jetonte jetën e tij normalisht. Ai pësoi një krizë, që nuk i kishte ndodhur kurrë më parë.”, tregon ajo.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar po heton vdekjen e të riut por sipas tyre nuk ka asnjë provë që lidh vdekjen me dozën e vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos