
Një kamion i tonazhit të lartë është përmbysur në urën e Matit, për shkak të erës së fortë që fryn në segmentin rrugor Lezhë- Milot, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Kamioni është mënjanuar në mes urës, duke shkaktuar bllokimin e këtij segmentit dhe radhë të gjata disa kilometra.
Autoritetet po udhëzojnë drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugën e vjetër, deri në zhbllokimin e këtij aksi rrugor, i cili vazhdon që të jetë i pakalueshëm dhe me gjasa zhbllokimi i saj kërkon disa orë. (A2 Televizion)