Reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale, arrestohen dy vëllezërit dhe babai i tyre

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 11:53 | Kronikë

Policia ka arrestuar 3 persona, dy vëllezër dhe babain e tyre, pasi reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale, me qëllim për t’i shitur. Policia ka sekuestruar 2,3 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarakë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Në pranga përfunduan F.M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G.M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos