Përmbytet Venecia, paralajmërohet situatë e rëndë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 22:41 | Bota

Moti i keq, i ditëve të fundit, ka shkaktuar një situatë të rënduar me përmbytjet në Venecia, ku vetëm një vit më parë, për shkak të baticës, qyteti italian pësoi dëme të mëdha.

Autoritetet i frikësohen një përkeqësimi të mëtejshëm të situatës, pasi orët në vijim parashikojnë reshje me intensitet të lartë.

Sipas të dhënave, niveli i ujit ka arritur në 122 cm, gjë që ka detyruar autoritetet të rikthejnë barrierat e mëdha kundër përmbytjeve, që ishin hequr vetëm 2 muaj më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos