Zjarr i madh në aeroportin e Gjenevës, avioni me pasagjerë ulet mes tymit

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 10:33 | Bota

Një zjarr i madh përfshiu godinën e pritjes së emigrantëve në aeroportin e Gjenevës në Zvicër pasditen e së premtes.

Autoritetet morën masa dhe anuluan menjëherë të gjitha fluturimet nga aeroporti edhe pse në momentet e para të zjarrit një avion rrezikoi shumë duke u ulur në pistën e pushtuar nga tymi i zi.

Zëdhënësi i aeroportit, Ignace Jeannerat, tha në mbrëmjen se zjarri është vënë nën kontroll, por ende po punohej për të pastruar zonën nga mbetjet e përhapura.

Aeroporti i Gjenevës është i dyti më i madh në Zvicër pas atij të Zyrihut, ndërsa ndodhet pranë kufirit me Francën. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos