Përmbytjet, Krifca: Qeveria ka punuar mjaft mirë në ndërtimin e argjinaturave aty ku duhet

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 21:06 | Aktualitet
Përmbytjet, Krifca: Qeveria ka punuar mjaft mirë në

Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ishte e ftuar në studion e “A2 Business”, ku deklaroi se përmbytjet e ditëve të fundit vërtetuan se qeveria ka punuar mjaft mirë në ndërtimin e argjinaturave aty ku duhet.

“Nivelet e Lumit Vjosa dhe Osum i kaluan pritshmëritë dhe u vërtetua se kemi punuar mjaft mirë në ndërtimin e argjinaturave aty ku duhet. Nëpërmjet tyre arritëm të mbrojmë më mirë se çdo herë tokën bujqësore. Aty ku është parë e nevojshme që të ndërhyjmë, patëm mundësi ta bënim këtë. Kemi qenë në mobilizim konstant për të minimizuar sa më shumë problematikat e hasura”, deklaroi Krifca.

https://a2news.com/video/ministrja-krifca-tregon-prioritetet-e-qeverise-per-bujqesine/

Në lidhje me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, Krifca u shpreh: “Jemi në terren për të verifikuar dëmet dhe nevojat për riparime të argjinaturës, në mënyrë që të parandalojmë dëmtimet nga reshjet e tjera. E rëndësishme është që investimet në serra të mos kryhen në sipërfaqe pranë shtratit të lumit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/12/moti-i-keq-ne-vend-permbytje-ne-vlore-uji-ne-vjose-arrin-nivelin-prej-8-metrash-evakuohen-32-familje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos