Përmbytjet në Australi, krokodilët dhe gjarpërinjtë dalin në rrugë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 11:47 | Bota

Sikur të mos mjaftonin përmbytjet e shtëpive dhe rrugëve në veri lindje të Australisë, banorët atje janë tmerruar nga dalja nëpër rrugë e krokodilëve eh gjarpërinjve. Vërshimi i furishëm i ujit thuajse ka përmbytur plotësisht qytetin Taunsvill në Kuinsland, duke i lënë njerëzit pa energji elektrike.

E si për ta bërë më të tmerrshme situatën, fotot e krokodilëve që kanë dalë në rrugë për t’i shpëtuar ujit kanë qarkulluar me shpejtësi në internet. Të dielën autoritetet u detyruan të hapnin dyert e digës së lumit Ros për të shmangur shembjen e saj, duke lëshuar në qytet 1900 metra kub ujë për sekondë

Sikur të mos mjaftonte, meteorologët kanë parashikuar më shumë shi në ditët në vazhdim, ndërsa njerëzit kanë zbrazur raftet e supermarketeve duke u furnizuar me ushqime për të përballuar izolimin. Sipas kryeministres së shtetit të Kuinsland, Annastacia Palaszczuk, kjo përmbytje është një ngjarje që ndodh një herë në 100 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos