Përmbytjet në Kanada, shpallet gjendja e emergjencës në disa zona

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 08:31 | Bota
Përmbytjet në Kanada, shpallet gjendja e emergjencës në disa

Autoritetet në Kanada shpallën gjendjen e emergjencës në shtetin e British Columbia për shkak të motit të keq që ka përfshirë zonën dhe ka sjellë përmbytje në pjesën më të madhe të saj.

Deri në këto momente, regjistrohet 1 viktimë, ndërsa 2 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. Dhjetëra akse rrugore janë bllokuar. Probleme ka dhe në transportin hekurudhor.

Ushtria ka dalë në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar, pasi stuhia e mbrëmjes së kaluar raportohet të ketë qenë shumë e fortë.

Në një dalje për shtyp, kryeministri Trudeau premtoi se autoritetet do të ndihmojë banorët për të përballuar këtë fatkeqësi, pasi dëmet janë me të vërtetë të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos