Përmbytjet nuk kursejnë as trenin me 700 persona në Indi

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 21:56 | Bota
Përmbytjet nuk kursejnë as trenin me 700 persona në Indi

Moti i keq ka mbërthyer Indinë, me shira të dendur që kanë sjellë përmbytje të mëdha.

Përmbytjet nuk kursyen as një tren me 700 pasagjerë pranë Mumbait. Një lum doli nga shtrati dhe vuri në rrezik jetën e qindra personave. Në operacionet e shpëtimin u përdorën varka, helikopterë dhe morën pjesë një numër i madh zhytësish, të cilët bënë të mundur evakuimin e pasagjerëve.

https://www.youtube.com/watch?v=bNMeCxwPCjs

Në zona të tjera të vendit, moti I keq u ka marrë jetën qindra personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos