
Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy varkave në një lumë në pjesën qendrore të Bangladeshit.
Varka me të paktën 30 pasagjerë u përplas me një tjetër mjet lundrues në Padma, pranë qytetit të Shibchar.
Autoritetet arritën të shpëtonin 5 persona, ndërkohë që po vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mbijetuar.
Aksidentet ujore në Bangladesh janë shumë të zakonshme pasi mijëra njerëz ditë për ditë përdorin varkat për kalimin e lumenjve. (A2 Televizion)