Përplasen 3 automjete në aksin Fier-Seman, mes tre të lënduarve edhe të mitur

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 19:23 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Fier-Seman, në segmentin rrugor Fermë- Çlirim.

Nga përplasja e tre automjeteve, një tip Benz, Opel dhe një Volkswagen i cili ka përfunduar në kanal, të lënduar kanë mbetur tre persona. Dy prej tyre mësohet se janë të mitur.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dyja anët e rrugës ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Të lënduarit ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Fermë Çlirim", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip "Volkswagen", shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

Fier/Informacion paraprak

A2 CNN Livestream

Latest Videos