
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 në fshatin Kafaraj, ku janë përplasur mjetet "Kamionçinë" me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me mjetin tip "Reno" me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe. Të katër të lënduarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)