Përplasen dy makina, ndërron jetë 55-vjeçari që udhëtonte me biçikletë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 21:52 | Kronikë
Përplasen dy makina, ndërron jetë 55-vjeçari që

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K., si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F., 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos