Bariu shqiptar, një nga tre viktimat e ciklonit që goditi Greqinë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 18:53 | Kronikë

Një nga 3 viktimat e ciklonit “Ianos” që përfshiu së fundmi Greqinë Perëndimore, ishte një shtetas shqiptar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, ku “espressonews.gr” saktëson se bëhet fjalë për një bari 63-vjeçar, me shtetësi shqiptare, që punonte në Mouzaki.

Me gjithë kundërshtimet e të birit, ai shkoi për të parë kafshët që i kishte lënë në një kasolle buzë një përroi dhe rrjedha e ujit e ka marrë me vete.

Në të njëjtën zonë, nga dita e premte, rezulton e zhdukur një farmaciste vendase 43-vjeçare, e cila në momentin e ciklonit ndodhej në makinë. Dy oficerë policie, të cilët bllokonin trafikun në urën mbi lumin Pamisos, panë automjetin e farmacistes dhe u përpoqën ta ndalonin, por ajo ishte e hutuar dhe i injoroi, duke kaluar mbi objektet e vendosura nga policia dhe pas rreth 100 metrash ajo u zhduk. Banorët gjetën automjetin, ndërsa ajo vijon të rezultojë e zhdukur.

Po bëhen hetime gjithashtu për të gjetur një bari që është zhdukur në Kardhicë.

Një 62-vjeçar pati fund tragjik, pasi u godit nga çatia e shtëpisë së tij në Kastania, ku zjarrfikësve u deshën më shumë se 24 orë për të nxjerrë trupin e pajetë. Eksperët dolën në përfundimin se në momentin fatal ai po përgatitej për të ngrënë.

Një 86-vjeçare nga Vassili Farsalon u mbyt brenda në shtëpi, pasi uji kishte vërshuar në ambientet e brendshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos