
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë, "arrest me burg", për të riun Arbër Kotaj, i cili vrau me thikë pas një sherri 33-vjeçarin, Idajet Dulla.
Sipas avokatit mbrojtës, Arbër Kotaj ka shprehur pendesë në seancën gjyqësore, për veprimin që ka pasur si pikënisje një konflikt momental.
Avokati, Aleksandër Ndreaj, ka pohuar se klienti i tij, ndihet i penduar për veprimin që ka kryer, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit.
Ngjarja për të cilën akuzohet Kotaj ndodhi 3 ditë më parë, ku pas një sherri me 33-vjeçarin Dulla në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar, e goditi këtë të fundit disa herë me thikë. (A2 Televizion)