Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 08:35 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Një i ri është plagosur me armë zjarri në Lezhë.

Sipas policisë, në urgjencën e spitalit të qytetit është paraqitur shtetasi A.L., banues në Rrilë, i qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Plagosja e 22-vjeçarit ka ndodhur në rrethana të paqarta për forcat e rendit.

“Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos