
Aksident në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë përplasur tre automjete në hyrje të Rrëshenit, ku për pasojë ka humbur jetën një nga drejtuesit e mjeteve.
Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip "BMË" me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)