
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e së premtes në Vlorë ku një makinë ka përplasur për vdekje një vajzë të mitur 7 vjeç.
Ngjarja është regjistruar në Vlorë-Peshkopi, ku mjeti me drejtues shtetasin E. Sh. aksidentoi shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për shkak të plagëve, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)