Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 15:36 | Kronikë
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur të enjten në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e quajtur mbikalimi i Fllakës.

Policia thotë se një mjet, me drejtues shtetasin E.B., 52 vjeç, ka aksidentuar një këmbësori, ende i paidentifikuar, por në moshë rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos