Përplasi me monopatinë të moshuarin dhe e bëri për spital, pranga 27-vjeçarit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 11:24 | Kronikë
Përplasi me monopatinë të moshuarin dhe e bëri për

Monopatinat elektrike janë kthyer nga dita në ditë në një problem për qytetarët, por edhe për vetë drejtuesit e tyre, për shkak se nuk zbatojnë rregullat dhe sigurinë për mbrojtjen.

Një 27-vjeçar është arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës pasi me monopatinën e tij elektrike përplasi një të moshuar.

I moshuari S.S. është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që i riu ndodhet në ambientet e policisë deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos