Përplasi për vdekje dentistin shqiptar dhe u largua, arrestohet 81-vjeçari në Zvicër

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 13:09 | Kronikë

Policia zvicerane ka vënë në pranga një 81-vjeçar zviceran, i cili dyshohet se është drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje në Zyrih një shqiptar të Kosovës, Jetmir Morina, me profesion dentist.

Sipas Blick.ch, ngjarja ndodhi në autostradën A1, në Zyrih, kur 30-vjeçari, Jetmir Morina ndaloi t’i jepte ndihmë disa personave që ishin aksidentuar në atë zonë.

Por në ato momente një makinë ka përplasur Jetmirin duke e hedhur në ajër e duke e përplasur me një makinë tjetër. Aksidenti, fatkeqësisht ishte fatal për 30-vjeçarin, ndërkohë që shoferi 80-vjeçar u largua me urgjencë nga vendngjarja.

30-vjeçari nga fshati Topanicë i Kamenicës, ishte diplomuar për stomatologji dhe prej 6 vitesh jetonte dhe punonte në Zvicër, së bashku me bashkëshorten me të cilën kishte 3 vajza. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/13/ndaloi-te-ndihmonte-ne-nje-aksident-por-e-perplas-makina-shqiptari-humb-jeten-tragjikisht-ne-zvicer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos