
Dy drejtues automjetesh janë konfliktuar me njëri-tjetrit pas përplasjes së makinave të tyre. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës "Aleks Buda", në Laprakë ku një 32-vjeçar është zënë me grushte më dy shtetas të tjerë babë e bir. Si pasojë e konfliktit 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës "Aleks Buda", janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).
Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)