Deputeti demokrat Luan Baçi, i ftuar mëngjesin e së enjtes në “Ditari” në A2 CNN, foli rreth përplasjeve që u regjistruan në seancën plenare të së mërkurës në Kuvend mes dy grupimeve të Partisë Demokratike. Baçi shpjegoi se “molla e sherrit” mes dy grupeve ishte largimi nga Grupi Parlamentar të PD-së të katër deputetëve që i përkasin grupimit të kryedemokratit Sali Berisha. Deputeti demokrat akuzoi po ashtu kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për përdorim të gjuhës fyese ndaj kolegëve të tij të tjerë demokratë. (A2 Televizion)
Përplasjet brenda PD-së, Kuvendi klasifikon si deputetë të pavarur anëtarët e grupit të Berishës
