Futbollisti shqiptar Xhiakomo Vrioni mund të realizojë këtë mbrëmje ëndrrën e madhe, të debutojë me Juventusin në futbollin italian.
Trajneri Sarri ka vendosur të grumbullojë sulmuesin shqiptarë për ndeshjen ndaj Milanit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Vrioni u transferua në merkaton e janarit nga Sampdoria te skuadra e dytë e Juventusit, por për shkak të mungesave, tashmë ai është bërë pjesë e skuadrës së parë të bardhezinjve.
Deri tani, Vrioni ka qenë pjesë e skuadrës Shpresa të Shqipërisë, ndërsa pritet të jetë një nga lojtarët që do të mbajë gjatë veshur fanellën kuqezi. (A2 Televizion)
