Melodia është një vajzë 11-vjeçare, krejt ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ajo s’mund të ecë, s’mund të flasë, s’mund të shkruajë, për shkak të një sëmundjeje të lindur. Nga ana tjetër, Melodia ka një mendje brilante dhe është vajza më e zgjuar e gjithë shkollës, por askush nuk e di këtë. “Përtej botës sime”, romani best seller i Sharon Draper, me Melodinë e vogël në qendër, ishte në “Dita jonë”, bashkë me redaktoren letrare Aida Baro. (A2 Televizion)
“Përtej botës sime”
