All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përtej retorikës, paga mesatare u rrit vetëm me 2% këtë fillimvit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 12:52 | Ekonomi
Përtej retorikës, paga mesatare u rrit vetëm me 2% këtë
All - Paragraf - 1

Në një kohë që retorika për “pagë mesatare 900 euro” ka prekur kulmin, në xhepat e shqiptarëve nuk po futen më shumë para’.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, paga mesatare bruto në 3-mujorin e parë të vitit arriti në 64 mijë e 706 lekë nga 59 mijë e 242 lekë në po të njëjtin hark kohorë të një viti më parë duke shënuar kështu një zgjerim me 9.2 për qind.

All - Paragraf - 3

Por në fakt, pas ndikimit të inflacionit që në harkun e muajve janar-mars ishte 7.2 për qind, rritja e pagës mesatare bruto në fakt ishte vetëm 2 për qind.

 “2% është një rrite reale që është më mirë se asgjë, por mbetet shumë e vogël nëse ne duam të ndalim emigrimin. Shumë nga ne largohen për arsye ekonomike, dhe kjo rritje me 2% nuk ndihmon”, u shpreh pedagogu i Ekonomisë në SHBA, Klajdi Bregu.

Reforma e pagave zhgënjen edhe më shumë nëse paga mesatare krahasohet me fund-vitin e shkuar. Paga mesatare bruto në 3-mujorin e katër të 2022-shit ishte 66 mijë e 14 lekë, rreth 2% më e lartë se këtë fillim-vit.

All - Paragraf - 6

“Ka rritje të retorikës për rritjen e pagave, më shumë se sa rritje reale  të pagave. Mund♪7sitë e vendit janë për rritje reale të pagave”, shtoi Bregu.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se të punësuarit në sektorin e informacionit dhe komunikimit, atë bankar dhe në argëtim, paradoksalisht me situatën patën ulje të pagave pas ndikimit të inflacionit. Nga ana tjetër, në bujqësi, industri, transport dhe tregti pagat u rritën me 4 deri në 7 për qind.

 “Problemi që ne kemi pasur është se në Shqipëri, largimi i njerëzve po ul fuqinë punëtore dhe shohim që në ata sektorë që ka nevojë emergjente për punëtore, ka edhe një rritje të lehtë të pagave”, u shpreh Bregu.

All - Paragraf - 9

Paga mesatare bruto pritet ndërkohë të pësojë rritje të konsiderueshme nisur nga 3-mujori i dytë. Kjo si pasojë e miratimit të ligjit për rritjen e pagave në administratën publike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos