All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përveç njerëzve, talebanët nuk lejojnë as kafshët të dalin nga Kabuli

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 13:12 | Bota
All - Paragraf - 1

Militantët talebanë, përveç njerëzve, tashmë nuk kanë lejuar dhe një karvan me 173 mace dhe qen që të hyjnë në aeroportin e Kabulit, për t’u larguar nga Afganistani.

Ish-marinsi britanik, Pen Farthing i cili drejton strehën e kafshëve deklaron se ato mund të ngordhin nga i nxehti nëse qëndrojnë për shumë kohë në makina.

All - Paragraf - 3

Sipas reporterit të The Sun, ai ka folur drejtpërdrejt me zëdhënësin e talebanëve për të mundësuar këtë operacion.

Ai u nis me 25 stafin e tij afgan dhe familjet e tyre, pasi Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace siguroi një fluturim charter për të fluturuar të gjithë në Britani. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos