Peshkaqeni i merr jetën sërfistit në plazhin e mbyllur nga autoritetet

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 14:10 | Bota
Peshkaqeni i merr jetën sërfistit në plazhin e mbyllur nga

Një sërfist humbi jetën në një plazh në veri të Kalifornisë si pasojë e sulmit të një peshkaqeni.

26-vjeçari ishte duke bërë sërf në plazhin e Manresa, rreth 100 metra nga bregu kur u sulmua nga një peshkaqen, lloji i të cilit ende nuk bëhet me dije nga autoritetet e Parkut Shtetërore të Kalifornisë.

Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mund të bënin asgjë për të riun, i cili kishte marrë plagë të rënda.

Sipas autoriteteve sulmet e peshkaqenëve në këtë zonë kanë qenë shumë të rralla, por me mbylljen e plazheve si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ata i janë afruar më shumë bregut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos