Pështyu në karrocat e ushqimeve, i infektuari me koronavirus në Arabi mund të dënohet me vdekje

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 17:17 | Bota
Pështyu në karrocat e ushqimeve, i infektuari me koronavirus në

Një burrë i arrestuar pasi kishte pështyrë në karrocat e ushqimeve dhe dyert e një qendre tregtare në Arabinë Saudite mund të dënohet me vdekje pasi doli pozitiv me koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Hail. Siç publikon “Daily Mail”, personi u testua pas arrestimit dhe doli pozitiv me COVID-19.

Autoritetet i kërkuan çdo personi që kishte qenë në qendrën tregtare që të kryente testin për koronavirus.

Zyrtarët sauditë thanë se i arrestuari mund të dënohet edhe me vdekje pasi “është e qartë se ai e dinte që kishte temperaturë dhe kollë kur kreu veprimin, që kishte për qëllim që të vriste persona të tjerë”.

Arabia Saudite numëron 1012 raste me koronavirus dhe 3 viktima deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos