
Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Hungarisë. Piloti britanik i Mercedesit vendosi rekord piste dhe la pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas.
Në vend të tretë dhe të katërt makinat Racing Point, me Stroll dhe Perez.
Në rreshtin e tretë makinat Ferrari të Vettel dhe Leclerc, në vend të pestë dhe të gjashtë respektivisht.
Nesër, gara e Hungarisë do të zhvillohet në orën 15:10. (A2 Televizion)