Fabio Quartararo do të niset nga vendi i parë në garën hapëse të sezonit të MotoGP.
Piloti francez i Petronas Yamaha SRT regjistroi kohën 1:36.705 duke i lënë pas të gjithë dhe duke regjistruar në të njëjtën kohë rekordin e pistës së Herez.
Maverick Vinales (Yamaha) dhe Marc Marquez (Honda) do të nisen nga vendi i dytë dhe i tretë.
Paraqitje e dobët për Valentino Rossin, i cili do të niset nesër nga vendi i 11. (A2 Televizion)
