Petkov pret mandatin e ri pas dorëheqjes, propozimi francez mbetet pezull

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 12:49 | Ballkani
Petkov pret mandatin e ri pas dorëheqjes, propozimi francez mbetet pezull

Zyrtarizohet dorëheqja e qeverisë së Bullgarisë. Kryeministri në largim, Kiril Petkov, dorëzoi shkresën zyrtare me anë të një korrieri, fillimisht në presidencë dhe më pas në kuvend. Pas dorëheqjes zyrtare të kabinetit, presidenti Rumen Radev, do nisë që sot me konsultimet me partitë e përfaqësuara në parlament.

Së pari janë thirrur përfaqësues të grupit parlamentar “Vazhdojmë ndryshimin” të Petkov, ndërsa më pas përfaqësues të grupit parlamentar GERB-UDF, të kryesuar nga ish kryeministri Boyko Borisov, dhe me radhë të gjitha forcat e tjera politike.

Në prag të konsultimeve për qeverinë e re të mundshme në parlamentin aktual, kryeministri i dorëhequr Kiril Petkov tha se do ta pranojë sërish mandatin nga presidenti. Ai do tentojë krijimin e një mazhorance të re duke përfshirë në të partnerët aktualë dhe disa deputetë, që sipas tij janë të gatshëm të konsiderohen të pavarur.

E gjithë kjo ka zhvendosur vëmendjen nga aprovimi i propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut dhe ende nuk dihet nëse kreu i qeverisë në largim e ka firmosur apo jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos