Petkovic: Në Angli, ajo ndërhyrje nuk ndëshkohet kurrë me karton të kuq

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 22:40 | Futboll
Petkovic: Në Angli, ajo ndërhyrje nuk ndëshkohet kurrë me

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, kritikoi vendimin e arbitrit anglez Michael Oliver për të ndëshkuar me karton të kuq ndërhyrjen e Remo Freuler ndaj Gerard Morenos.

Sipas tij, Oliver nuk do ta kishte nxjerrë kurrë kartonin e kuq nëse kjo do të ishte një ndeshje e Premier League.

“Një karton i kuq i tillë të kushtëzon ndeshjen. Ishte vendim i ashpër. Në Angli, ndoshta jepet faull, por kurrë nuk ndëshkohet me karton të kuq ajo ndërhyrje. Lojtarët e mi janë heronjtë e sotëm, meritonin gjysmëfinalen. Lodhja ndikoi në serinë e penalltive”, deklaroi Petkovic.

“Të gjithë futbollistët janë heronj, është i jashtëzakonshëm fakti që ndeshja përfundoi me penallti. Të gjithë ishin të lodhur dhe i humbën penalltitë. Nuk u vë faj fare”, shtoi trajneri i Zvicrës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/02/polemika-e-ndeshjes-zvicer-spanje-karton-i-kuq-direkt-per-freuler-fabregas-per-mua-nuk-ishte-as-i-verdhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos