Peza: Opozita përfundoi si OJQ, Patozi si Berisha

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 14:27 | Politikë
Peza: Opozita përfundoi si OJQ, Patozi si Berisha

Alfred Peza, sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në PS, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2CNN nga ku komentoi situatën aktuale në vend.

Teksa komentoi opozitën, Peza e vlerësoi atë si OJQ. “Mazhoranca ka si objektiv vetëm zgjedhjet e 30 qershorit dhe i gjithë fokusi është i përqendruar aty. E drejta e fjalës nuk i mohohet askujt, është një e drejt e fituar që në 1990-ën. Gjithkush ka të drejtën e tij të flasë, por po flasim për një çështje tjetër. Sa i përket dëgjimit të opozitës, dora mbetet e shtrirë, po kjo bëhet vetëm nëpër institucione. Ne flasim për dialog në çdo kohë deri sa ka vend për zëra të arsyeshëm dhe opozita jonë do të kthehet në rrugën e Zotit. Ata kanë vetëm një kërkesë, të ikë Edi Rama dhe te kolltuku të ulet Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, por këtë nuk ia plotësojmë dot. Keqardhje e madhe për një opozitë që u nis për të marrë pushtetin në tavolinë dhe sot përfundoi në OJQ. Ajo që bëri sot PD dhe LSI, ishte një tryezë që bëjnë vetëm OJQ-të dhe japin mend”, tha Peza.

Më tej, ai komentoi edhe Bindjen Demokratike, nga ku e krahasoi Astrit Patozin me Sali Berishën. “Është një parti e lindur nga Sali Berisha. Astrit Patozi është Sali Berisha që do të hyjë në zgjedhje. PD është Lulzim Basha që nuk do të hyjë në zgjedhje”, tha Peza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos