Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në kuadër të masave për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ka firmosur projekt-vendimin për përjashtimin nga taksat të të gjithë detyrimeve vendore.
Nga ky vendim përfitojnë individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të, subjektet dhe institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër. Përjashtimi nga taksat parashikohet për një periudhe 3-mujore.
Gjithashtu, Bashkia e Shkodrës, në projekt-vendim specifikon përjashtimin nga kamatëvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve. Ky projekt-vendim pritet të hyjë në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij. (A2 Televizion)