
Kryeministri britanik, Boris Johnson mohon të ketë gënjyer Mbretëreshën Elizabet, lidhur me arsyet për pezullimin 5 javor të Parlamentit.
Reagimi i tij erdhi pas vendimit të një gjykate skoceze që përcaktoi se pezullimi i punimeve ishte i paligjshëm.
“Na duhet fjalimi i Mbretëreshës, prandaj duhet të përgatitemi në nivel kombëtar”, u shpreh Johnson.
Kryeministri britanik këmbëngul se vendimi i tij lejon qeverinë të nisë një sesion të ri parlamentar me një agjendë të re legjislative. Por kundërshtarët e shikojnë si një lëvizje për të ndaluar opozitën në bllokimin e një Brexiti pa ujdi. (A2 Televizion)