Pezulluar, jo shkarkuar. Policia shkarkon mediatikisht “zinxhirët” drejtues të një sektori

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 14:23 | Kronikë
Pezulluar, jo shkarkuar. Policia shkarkon mediatikisht

Pas ngjarjes së rëndë në Potam të Himarës, Policia e Shtetit njoftoi përjashtimin nga radhët e saj të oficerit Arjan Tase. Veç kësaj, në njoftimin pasardhës thuhej se u shkarkua i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë dhe personat përgjegjës për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

https://a2news.com/2022/08/03/aksidenti-tragjik-ne-potam-nano-shkarkon-zinxhirin-komandues-per-kufirin-dhe-migracionin-ne-vlore/

Por, në të vërtetë, asnjëri prej oficerevë të këtij zinxhiri nuk është shkarkuar, edhe pse policia e përdor diçka të tillë mediatikisht. Të 15 oficerët e komisarët janë pezulluar nga detyra pas nisjes së hetimeve dhe jo shkarkuar, çka do të thotë ata janë ende pjesë e Policisë së Shtetit.

Është e vërtetë që aludimet mbi përgjegjësinë nuk mund të jenë të gjitha mbi këto efektivë, por vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkarkimi, por pezullimi deri në përfundim të hetimeve.

E njëjta histori ka ndodhur dhe më parë, ndërsa deklaratat në atë kohë për shkarkime erdhën dhe për incidentin e ndodhur me grupin e xhirimit të televizionit A2 CNN dhe gazetares Anila Hoxha. Në atë kohë, një efektiv shtyu kameramanin Endrit Aga dhe gazetaren, ndërsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore nisi hetimet.

Pas disa ditësh pezullim në të vërtetë dhe deklaratave mediatike për shkarkim, tashmë efektivi jo vetëm që është në radhët e organizatës, por ka ngjitur shkallët e policisë në një tjetër sektor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos