Pfizer kërkon miratimin nga FDA për vaksinën e fëmijëve nga 6 muaj deri në 5 vjeç

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 07:42 | Bota
Pfizer kërkon miratimin nga FDA për vaksinën e fëmijëve

Pfizer ka njoftuar se ka kërkuar autorizim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën e saj Covid-19 për fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Nëse miratohet, kjo do të ishte vaksina e parë në Shtetet e Bashkuara për këtë grupmoshë.

Vaksina Pfizer e paraqitur në FDA do të ndjekë të njëjtën procedurë dhe nëse miratohet nga organi amerikan, më pas do t'i dorëzohet shkencëtarëve të EMA-s.

Për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, do të përdoret një dozë e barabartë me një të dhjetën e asaj që përdoret për të rriturit dhe cikli fillimisht do të përfshijë dy doza. Ndërkohë, kompania farmaceutike do të vazhdojë të studiojë efektivitetin e tri dozave të së njëjtës vaksinë, sepse, sipas një burimi për Washington Post, vetëm dy doza nuk do të kishin shkaktuar një përgjigje të mjaftueshme imune.

“Ne e dimë që dy doza nuk mjaftojnë, por ideja është që të fillojmë analizimin e të dhënave për përdorimin e dy dozave, duke pritur rezultatet e testeve në dozën e tretë, ndoshta deri në fund të marsit", tha burimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos