
Sapo Gonzalo Higuain kaloi te Chelsea në Londër, Milani nuk humbi asnjë sekondë, duke e zëvendësuar argjentinasin me polakun që ka shkëlqyer deri në këtë të fazë të Serie A, Krzysztof Piatek.
23-vjeçari nënshkroi mbrëmjen e së mërkurës një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Milanin deri në 30 qershor 2023.
Në faqen zyrtare të Milanit është njoftuar se konferenca për shtyp e lojtarit do të mbahet sot në orën 13:00, ndërsa në 15:30 sulmuesi do t’i bashkohet shokëve të rinj në stërvitje.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se Gattuso nuk do të presë ndeshjen e kupës, mesin e javës tjetër, por do aktivizojë polakun që në sfidën e së shtunës ndaj Napolit në kampionat.
Në këmbim të 35 milionëve euro Genoa vendosi të largoi sulmuesin, i cili në 21 ndeshje arriti të shënojë plotë 19 gola. (A2 Televizion)